KHARTOUM- Guvernatori i shtetit Gedaref të Sudanit dhe një numër zyrtarësh të tjerë sudanezë, kanë humbur jetën të dielën në një aksident ajror, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni me të cilin udhëtonte guvernatori Mirghani Salih, bashkë me disa zyrtarë të tjerë shtetëror, udhëtonte nga qytetin Gedaref në qytetin Galabat, tha televizioni sudanez Ashorooq, i afërt me qeverinë e Sudanit, por nuk dha detaje mbi identitetin e zyrtarëve.

Sipas të njëjtit kanal televiziv, avioni u përplas dhe më pas u kaplua nga flakët në kohën kur po tentonte të aterojë në pistën e aeroportit.

Salih dhe zyrtarë tjerë shtetëror thuhet se kanë humbur jetën, ndonëse kishte përpjekje për të shpëtuar disa zyrtarë tjerë të cilët mund t’i kenë mbijetuar aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb