SHBA

Vdekja e Luke Perry-it tronditi jo vetëm familjarët por mbarë botën. Aktori i njohur ndërroi jetë tre ditë më parë në moshën 52-vjecare nga një hemorragji cerebrale.

Ikona e serilait mjaft të njohur edhe në vendin tonë “Beverly Hills, 90210” u shua në spitalit St. Joseph Hospital, në Los Angeles, ku qëndronte i shtuar prej disa ditësh. Të shumta kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale. Ditën e sotme për herë të parë foli dhe djali i tij i madh, 21-vjeçari, Jack Perry.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“ Për mua ishte thjesht babai im. Ai më ka dashur dhe mbështetur në çdo gjë, më ka mësuar të jem versioni më i mirë i vetes sime. Kam mësuar shumë gjëra të reja prej teje dhe tashmë zemra ime është e copëtuar kur mendoj që ti nuk do të jesh më. Do të më marr malli për ty çdi ditë të jetës sime. Do të bëj çdo gjë për të çuar përpara atë që ti ke ndërtuar. Dua të jesh gjithmonë krenar për mua”- shkruan 21-vjecari në rrjetet sociale.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb