Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.

“Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi – përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën – ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në twitter.

Gjatë këtij takimi përfaqësia e banorëve të zonës së Astirit ra dakord që të bashkëpunojë për të mundësuar ndërtimin e një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave, ndërsa kryebashkiaku Veliaj garantoi shpronësim për të gjithë ata që i kanë shtëpitë me letra dhe sigurimin e banesave sociale pa afat dhe bonus qiraje për tre vite për të gjithë pjesën tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb