Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, i bën thirrje qytetarëve të bashkohen me PS. Sipas tij, asnjë demokrat i ndershëm nuk mund të identifikohet më me Partinë Demokratike, ndaj shton se e kanë të hapur derën e PS.

“Bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj.

“Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve! Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja nuk di ku ndodhet sepse sot është e ndarë në 5 copa, ngaqë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Sali Berishën.

“Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët. Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit. Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë covid-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: