SHËNGJERGJ

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili kandidon për një mandat të dytë në Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit, u ndal sot në zonën e Shëngjergjit. Në fjalën e tij Veliaj shigjetoi edhe opozitën e cila në 19:00 pritet të zhvillojë sot protestën e tetë kombëtare.

“Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni.”- u shpreh Veliaj.

Pjesë nga fjala kryebashkiakut Veliaj në Shëngjergj:

“E keni vënë re që ca njerëz vetëm e shajnë Shqipërinë. Kur janë këtu këndojnë himnin me zë të cjerrë, por nuk duan me ja dit për himnin se e kanë ndërruar pasaportën. E shohin Shqipërinë vetëm për ta mjelë. E mjelin këtu, edhe i pinë qumeshtin në Holandë, në një vend tjetër. Jo të gjithë sillen siç jemi sjellë ne, që flasim vetëm mirë për Shëngjergjin, a thua se nuk e dimë ne që ka disa probleme që duhen zgjidhur. Por ke një rob që e do, ti nuk i flet dot për nishanin në fytyrë, por i flet për mirësinë, për sa e do, për çfarë mund të bëjmë bashkë, i rreh shpatulalt, i thua që unë jam krenar për ty, e inkurajon, i jep zemër, i jep optimizëm, i jep pozitivitet. Por nuk e bëkemi të gjithë shqiptarët këtë punë. Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb