TIRANË

Kandidati i PD për deputet Agron Shehaj është një nga kontribuuesit e publikimit të veprës së Mid’hat Frashërit. Në një postim në “Facebook”, Shehaj shkruan se ndihet i privilegjuar që po ndihmon sado pak në nxjerrjen në dritë të veprës dhe jetës së njerëzve të përndjekur nga regjimi komunist.

“Vëllimi V i veprës së Mid’hat Frashërit sapo është botuar nga Instituti i Studimeve Historike Lumo Skëndo, i bashkëthemeluar nga unë në vitin 2016. Isha i nderuar që iu bashkova Uran Butkës, i cili ka mbledhur dhe redaktuar punën e Mid’hat Frashërit, dhe Besnik Mustafajt në paraqitjen publike të veprës. Ndjehem i privilegjuar që po ndihmoj sado pak në nxjerrjen në dritë të veprës dhe jetës së njerëzve të përndjekur dhe lënë në harresë nga regjimi komunist”, shkruan Shehaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb