Një histori aspak normale e pasuar me një vendim surprizues. Kevin Lindin, e nisi karrierën e tij me ëndrra të mëdha, të cilat përfunduan në moshë të re. Suedezi ishte një mesfushor “8”, por përshtatej edhe si numër 6 apo 10.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kevin • HAPPINESS (@kevin_lidin)

 

Në moshën 18-vjeçare ai iu bashkua akademisë të Bolonjës dhe garoi në divizionet më të vogla italiane, me Paniese dhe Pizën, me të cilat festoi edhe kampionatin e Serisë C dhe ngjitjen në Serinë B në vitin 2019.

Mesfushori i ri u rrënua nga dëmtime të rënda dhe u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2021, në moshën 22-vjeçare, me një vendim që ia ndryshonte jetën. Suedezi udhëtoi për në Dubai, filloi meditimin dhe jogën dhe u bë një murg budist.

Ish-futbollisti i ri këshillon pothuajse 11.000 ndjekësit e tij në Instagram që të mos u bëjnë përshtypje paratë, diplomat dhe titujt, por në vend të këtyre të meditojnë dhe të marrin nën kontroll shëndetin e tyre fizik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb