“Vendimet për drejtësinë na ndikojnë të gjithëve në mënyra që ndoshta nuk do të donim t’i pranonim. Vendimet, për atë që se kush do të jetë në një pozicion të caktuar, se kush do të jetë kreu i atij institucioni ose atij tjetri dhe të gjitha janë të lidhura në një formë a tjetër”.

Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim gjatë një konference të Këshillit të Lartë Gjyqësor ditën e sotme.

Ajo theksoi se “ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër”.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu më. Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që prej vitit 2009. Në korrik BE-ja në mënyrë zyrtare filloi negociatat për hyrjen tuaj në këtë klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur ngjitur me ne, fjalë për fjalë, ngjitur me SHBA-të si Shqipëri në KS të OKB. Ju respektoheni dhe besoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike të cilat janë kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj, energjia, transporti, siguria”, tha ambasadorja e SHBA, e cila gjatë fjalës së saj konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: