PORTUGALI-Bashkia e qytetit të Madeiras në Portugali ndërtoi një statujë për Cristiano Ronaldo -n. Në përurimin e saj mori pjesë vetë futbollisti i talentuar, sulmues i Real Madrid, i cili ka lindur në këtë qytet. Statuja është 2.40 metra e gjatë dhe është punuar me 800 kg bronz. Të pranishëm në këtë event ishin dhe mediat që nuk ngurruan të intervistonin Ronaldon, fenomenin që ka bërë të ëndërrojnë për të me mijëra të rinj në botë që kërkojnë të bëhen si ai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: