TIRANE – Duket se kjo verë qenka shumë po shumë e nxehtë për, Arilena Arën. Kur të gjithë prisnim që këngëtarja e hitit “Nëntori”, të publikonte projektet e saj të radhës, në redaksinë e revistawho.com na kanë ardhur këto foto ku këngëtarja shfaqet në krahët e një biondi simpatik.

Arilena është duke shijuar pushimet në një jaht, por mesa duket nuk na qenka e vetme. Kjo është hera e parë që ajo kapet “mat” në shoqërinë e një bukuroshi, ( të panjohur) pasi jetën e saj private ka preferuar ta mbajë gjithnjë hermetike dhe larg vëmendjes mediatike shkruan revista Who.

Nga puthjet e nxehta duket se bukuroshja e showbiz-it, është shumë e dashuruar. E në fakt kur artistët janë të plotësuar edhe nga ana shpirtërore, nuk ka pikë dyshimi që edhe projektet e tyre muzikore do të edhe më të bukura.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb