TIRANË

Përmes një shkrese drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi Shoqata e të verbërve  të Shqipërisë shpreh indinjatë për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama në fjalimet elektorale.

“Me keqardhje vëmë re se në retorikën politike të përdorur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, vazhdimisht është përdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin.” -thuhet në letër, ku ndër të tjera Shoqata e të verbërve kërkon të merren masa dhe sanksione përkatëse në bazë të kodit zgjedhor dhe legjislacionit në vend.

Shkresa i është dërguar gjithashtu Presidentit Ilir Meta, Avokates së Popullit Erinda Ballanca si edhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Bashkëngjitur shkresës, Shoqata e të verbërve ka shpërndarë edhe videon e takimit të kryeministrit Rama në Shirokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb