(FRANCË, 1938)

Nga Skifter Këlliçi
(Boston, SHBA)

Finalja e këtij botërori Hungari-Itali u zhvillua në stadiumin”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk e njihte futbollin, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe ve$anërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.

Presidenti, me t’u ulur pranë  Rimesë, duke hedhur sytë nga futbollistët që po bënin nxemjen, pyeti me naivitet: “Cilët janë fracezët në fushë”?.

Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për $udi ta nxirte nga ky telash   veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të men$ur:

”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtarin”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë ishte francez.

“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët  zhvilluan një ndeshje  të bukur..”

Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin 3-1 dhe kështu ata për të dytën herë u bënë kampionë të botës.

Ata patën në finale këtë përërje:

Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Maeca, Piola, Ferrari, Kolausi.

Hungaria:

Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suks, Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos

Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)

Golëshënuesi më i mirë:

Leonidas, (Brazil), 8 gola.

Nga galeria e yjeve:

Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi, (Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: