(Koreja  e Jugut, Japoni, 2002)

Nga Skifter Këlliçi

…Po zhvillohej  ndeshja Itali-Koreja e Jugut.  Vërtet Vieri shënoi  në minutat e para, por po ai  do t’i  kishte dhënë fund kësaj meseleje që u bë kaq sëkëlldisur për italianët , mirëpo gjuajti jasht me  portë të boshatisur. Pastaj, gjyqtari  Moreno, nga Ekuadori, nuk quajti të vlefshëm golin e Damianit. Skandal! Dhe ja, dy minuta para mbarimit koreanët barazuan dhe në 117’. Pra në shtesën e lojës, Ahni, u dha aziatikëve fitoren. … U përsërit kështu drama e Italisë që në Botërorin ’66, në Angli  kishte humbur me Korenë, por këtë radhë të…Jugut

Me Morenën  për ditë me radhë u mor i tërë shtypi dhe RAI. (Sa për kurreshtje,  në shtator të vitit 2010 ky Moreno u arrestua dhe në aeroportin ‘Kenedi’të Nju Jorkut, sepse iu gjetën  rreth 6 kg drogë në një $antë dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg).

Për herë të parë në historinë e botërorëve një skuadër aziatike, Korea e Jugut,  arrinte në një lartësi kozmike , nga ku mund të shihte “botën”, si Modunjo me këngën e tij të famshme “Volare”.

Ashtu si në ndeshjen në grup, Brazilit iu desh të stërmundohej që ‘të prodhonte’ një gol  ‘të vyer’ kundër Turqisë, që u tregua edhe këtë radhë kundërshtar i denjë për 4 herë kampionët e botës. Të vetmin gol e shënoi Ronaldo në 49’.

Koreano-jugorët nuk lanë dyshime për ndonjë skandal “gjyqsor”. Luftuan si  të barabartë me gjermanët, që mundën të dilnin ngadhënjimtarë në këtë ndeshje, pas golit të vetëm dhe përsëri  të Ballakut  në 75’.

Finalja për vendin e tretë, shumë dramatike, midis  Koresë së Jugut dhe Turqisë u mbyll 3-2 për të dytën që me tri goditje të sakta ‘të topuzëve’ të tyre, prenë $do shpresë të atdheut të “diellit që nuk perendon”, si$ njihet Koreja. Ky ishte dhe mbetet suksesi më i madh  i futbollit turk në botërorët e futbollit, që njihet edhe për fitoren 3-1 të  përfaqësueses së saj, më 1955, kundër Gjermanisë Perendimore, atëhere kampione e botës.

Në këtë ndeshje u regjistrua  një rekord origjinal: Turku Shukur shënoi në sekondën e 11-të golin e parë, duke thyer rekordin e francezit Lakomb, që kishte shënuar në takimin me Italinë golin e parë në sekondën e 44-t të Botërorit Argjentinë ’78.

 

Në finale u ndodhën kështu dy nga përfaqëuset më të denja të futbollit botëror-Brazili dhe Gjermania. Por këtë radhë “samba” braziliane, falë solistëve të saj Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo, që  katër vjet më parë kishte dëshmuar se do të ngjitej  denjësisht “në katedër”,  fitoi 2-0, duke ndalur vërshimin e “stuhisë dhe vrullit” vagnerian  të gjermanëve.

Kështu Brazili për të pestën  herë u proklamua mbreti i një botërori, për të “abdikuar” katër vjet më pas në Botërorin Gjerman 2006.

 

Finalja

 

Brazili – Markos, Lucio, Edmilton, Junior, Kafu, S

ilva, Kleberson, R.Karlos, Ronaldinjo,

Rivaldo, (Paulista),), Ronaldo, (Denilson);

Gjermania – Kahn, Linker, Ramalou, Metcelder, Frings, Haman, Jeremies, (Asamoa), Bode, (Zige), Shnajder, Klose, Neuvil, (Birhof).

 

Gjyqtar- Kolina , (Itali)

 

Stadiumi “International” Jokohama, (69.029)

 

Golshënuesi më i mirë i botërorit- Ronaldo, (Brazil), 8 gola;

 

Lojtari dhe  më  i mirë- Kahn, portier,(Gjermani)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: