Sa para’ kanë princi Harry dhe bashkëshortja Meghan? Sa shpenzojnë ata? Sa fitojnë? pyet vanityfair.it.

Revista amerikane ”Forbes” u kujdes duke risjellë llogaritë.

Duke i thënë lamtumirë familjes mbretërore, çifti është shkëputur nga fondet publike të prerogativës mbretërore.

Kështu që ata duhet të punojnë për ta bërë veten të pavarur ekonomikisht.

Baza financiare e jetës së tyre të re amerikane tashmë ka dy pika (thelbësore) fikse: marrëveshjet milionere me Spotify dhe me Netflix.

Në këtë moment, megjithatë, pasuria e tyre, sipas ”Forbes”, është larg viteve të dritës nga ajo e mbretëreshës Elizabeth II.

Pasuria neto e Madhërisë së Saj arrin në 500 milionë euro; Harry dhe Meghan kanë vetëm rreth 5 milionë dollarë.

Paratë e taksapaguesve britanikë, princi dhe Meghan i kthyen deri në qindarkën e fundit shtatorin e kaluar.

Nuk dihet nëse Meghan dhe Harry, për dy marrëveshjet milionere, kanë marrë ndonjë lloj paradhënieje.

Sidoqoftë, një gjë duket e sigurt: e ardhmja e tyre duket qartë që është rozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb