Jerome Rothen nuk i kursen fjalët dhe akuzon hapur Lionel Messin për eliminimin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve: “Nuk e duam atë, Messi nuk është i përfshirë në klubin tonë. Lexova deklaratën e tij në të cilën tha:

“’Tashmë jam klimatizuar mirë’. Çfarë do të thotë tani? Ai shënoi 18 gola dhe dha 16 asiste këtë sezon, por kundër Angers e Clermont, ndërsa në ndeshjet që llogariten ai zhduket plotësisht. Ne i kemi parë ndeshjet e tij në Kupën e Botës, sa i frymëzuar ishte.

Ne kemi nevojë për respekt të Messit ndaj klubit të kryeqytetit, i cili e lejon ta ketë atë rrogë. Vetëm PSG-ja mund t’ia jepte atë rrogë. Klubi gaboi shumë, sepse mendonte se Messi do të fitonte Champions League. Një vit më parë, kundër Real Madridit, ai u zhduk në fushë dhe të gjithë u ankuan se gaboi Donnarumma. Në fakt, ai nuk bëri asgjë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb