Këngëtari Mr. Elvis është i ftuari i radhës në “Më lër të flas” në Top Channel me binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Në një intervistë nën notat e muzikës së pavdekshme të viteve 2000, nuk mungoi as humori.

Nisur nga fjalët e këngës “Për Femrat Shqiptare”, në atë kohë tabu në vendin tonë, Donaldi i tha se kur këndonte , prindërit e mbyllnin në dhomë.

Romeo: Ne kemi qenë 7 vjeç, shtatë apo tetë.

Donald: Nëse i bëjmë llogaritë kemi qenë 8 apo 9 vjeç.

Mr. Elvis: I bie që kënga ime të ketë qenë e ndaluar për ju të dy.

Donald: Patjetër, kur këndoje ti babi na mbyllte në dhomë të gjumit dhe e dëgjonte me mamin.

Romeo: Unë mbaj mend që kemi qenë 8-9 vjeç, kemi pasur një shofer furgoni që na çonte në shkollë ai e ishte fiksim këngën tënde dhe se kuptoj si mund t’i vësh fëmijëve atë këngë në atë moshë.

Donald: Unë vetëm seksin dëgjoja.

Romeo: Unë e dija si ilaç rrobash.

Donald: Edhe tani nuk e di, Romeo e ngatërron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb