KUÇOVË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës. Një 55-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që trupi i të ndjerit është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite. Pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, kishte vënë re mungesën e bashkëshortit. Duke e kërkuar, ajo e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Seit Qevani është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur. Burime nga Komisariati i Policisë Kuçovë bëjnë me dije se, 55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni dhe për problemet psikike që kishte shfaqur merrte edhe mjekim.

Viktima Seit Qevani jetonte vetëm me bashkëshorten e tij,pasi të dy fëmijët e çifti jetonin prej shumë vitesh me familjet e tyre në shtetin fqinj,në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: