Skandalet e kontrates/Shtate bashki aksionere dhe klienti tek inceneratori Elbasanit

Mbi një det të trazuar apo të qetë kjo pamje dhe këto pulëbardha do të ishin parajasa që cdo familje do të donte të  shihte në muzgun e mbrëmjes. Por nëse zbulojmë gjysmën tejtër të realiteti këta shpend janë mbi mbetje të kontaminuara që ushqehen në këtë territor të inceneratorit të Elbasanit një oaz i fëlliqur është kthyer tashmë.

Por a i duhej një incenerator i tillë i ndërtuar në atë vend në Elbasan?

Dampa e Paperit kishte një depozitim 100 vite pa ndërtuar fare incinerator. Elbasani pati 2 studime njëri studimi për mbetjet ishte në landfillin e Papërit, objekti ishte në uzinën nr. 12 në Kombinatin Metarlurgjik dhe ishte bërë dhe studimi i vizibilitetit që ishte parashikuar dhe që për 100 vite Elbasani dhe bashkitë e tjera mbetjet do t’i kalonin në këtë landfill, por nga ana tjetër një grup pune i Bashkisë së Elbasanit gjykoi që të ndërtohej në dampën e TEC-it por jo me studim të thelluar në këto kushte landfilli ekzistues për një kohë prej 5 vitesh është i bllokuar.

Sipas inxhinierit Beqir Kila “inceneratori që është ndërtuar nuk është në parametrat teknik që duhet të plotësojë”.

Një lagje e tërë pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve jeton dhe mbijeton si të ishin inekzistent për shtetin dhe pushtetin vendor.

Një nga banotët e zonës shprehet: “Këtu po na merret fryma. Nuk duhet të ishte vendos inceneratori”.

Më tej, inxhinieri Beqir Kila shton: “Ky landfill nuk i plotëson kushtetet teknike në asnjë drejtim, gjithë tymrat që nxjerr dhe shkarkohen për banorët përreth, është problem serioz”. Këtij venddepozitimi i është vënë flaka që të ulet sasia e mbetjeve. Janë të gjitha materiale kanceroze kështu që për banorët është problem serioz, plus ndotjen e lumit Shkumbin dhe florën dhe faunën kjo zonë është e dëmtuar, shumë e dëmtuar. Një katastrofë mjedisore ndotja në lumin Shkumbin që më pas shkarkohen deri në detin Adriatik. Peshqit që mund të kapin amatorët janë të toksifikuar kanë element të rëndë në përbërjen e tyre. Çfarë ndikon direkt në shëndetin e njerëzve që konsumojnë këta peshq që kapen në ujrat e Shkumbinit.

Pa asnjë lloj trajtimi paraprak, gropat janë mbushur dhe janë kthyer në male.

Inxhinieri Beqir Kila u shpres se: “Për qytetarët e Elbasanit evadimi i tyre në një vend tjetër që shumë, shumë i mirë për qytetarët e Elbasanit, por ia hoqëm Elbasanit dhe ia çuam zonave përreth në rrethinat e ish-Kombinatit Metalurgjik i çuam veç ndotjen nga ajri edhe ndotjen me landfill”.

Prej muajsh të gjitha mbetjet e bashkive të Qarkut Elbasan që po depozitohen në landfill nuk po trajtohen, duke krijuar një mal me plehra që po rrezikojnë një krize të re mjedisi në Elbasan.

Inxhinieri Beqir Kila sqaron më tej se: Këto mbetje krijojnë probleme dhe me ujrat nëntokësore. Fashtarët e zonës kanë hap puse. Ndoten ushqimet që merr kafsha e më pas e merr njeriu. Nga një studim me institutin e Gjermanisë dhe Institutin e Tokave në Institutin Bujqësor ëhstë zonë e e kontaminuar e gjithë sipërfaqja. Me elemente toksik dhe të rrezikshme plumbi, kromi, kaliumi etj”.

Landfilli po kthehet në një gropë financiare dhe një burim rreziku potencial pasi mali me mbetje ka riskë për shpërthime zjarresh dhe infeksionesh. Sipas inxhinerit Kila “vend depozitimi mbetjesh i është vënë flaka për të ulur nivelin i mbetjes ky. Djegia masive është shumë e vështirë të eleminohet flaka do ditë të tëra ju e dini se çfarë flake bën plastika”.

Duke u kthyer përsëri në vitin 2014 kohë e emergjencës mjedisore inxhineri Kika shton se “kjo  është edhe një humbje e madhe ekonomike për vendin tonë”.

Që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Anëtarja e këshillit bashkiak Bianka Çopja u shpreh se: “2022 ka qënë e njëjta kontrat e2023  dhe 2024 e njëjta kontrate me të njëjtata kushte dhe objekt për sa kohë një kontrat nuk zbatohet pse duhte të firmoset”.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Gjashtë vite më vonë… Në kurriz të inceneratorit hapet një kompani.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Kompania trashëgoi inceneratorin e Elbasanit të ndërtuar nga Albtech Energy e cila kishte një kontratë të dorëzimit me çelësa në dorë të impiantit të djegies së mbetjeve në Elbasan.

Në dhjetor 2021 inceneratori i Elbasanit kaloi nën sekuestro.

Eksperti Pano Soko thotë: Që në sekuestron paraprake që u bë me shumë vonesë sepse u prit nga momenti që kaloi pronësia nga kompania tek Bashkia e Elbasanit, u prit që të sekuestrohej duke u bërë deri diku e pavlefshme sepse duhej të bllokohej aktiviteti në momentin e thithjes së fondeve nga shteti drejt kompanisë private.

Teksa janë dhënë dënime për një sërë personash të lidhura me këtë projekt.

Kontratat janë firmosur në mbledhjet e thirruara nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit për çdo vit me të njëjtin objekt.

Por nga 4 proceset e grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbra dhe incenerimin të parashikuara vetëm grumbullimi i mbetjeve aktualisht kryhet duke u shkelur me të dyja këmbët kontratën e firmosur mes firmës dhe bashkive ku edhe këto të fundit janë aksionere.

Anëtarja e këshillit bashkiak Elbasan, Bianka Çopja thekson se: “Janë të gjithë janë përgjegjës sepse bashkitë janë edhe pronari edhe klienti në këtë incenerator”.

Ndërsa Pano Soko sqaron se: “Inceneratori i Elbasanit shërbeu që një grup njerëzish duke përdorur pushtetin finanaciar dhe politik për të arritur të përfitonin fonde publike në dëm të qytetarëve.

Aksionerë të Eco Elb aktualisht janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Në kushtet e shkeljes së kontratës në mënyrë ciklike janë shkruar dhe rishkruar por Eco Elb është paguar sipas kontratës por punën e incenerimit edhe pse nuk e ka kryer.

Biank Çopja thotë për Vetting se “objekti i kontratës i lidhur mes 7 bashkive të Eco Elb sh.a ka 4 pika kryesore që është pranimi, përpunimi, grumbullimi dhe incenerimi. Në të vërtetë incenerimi nuk ka ndodhur, nga një përgjigje e ardhur nga Eco Elb sh.a. Në momentin që një nga këto pika nuk kryhet, duhej kryer ndërprerja e kontratës. Të 7 bashkitë nuk duhet të kalojnë asnjë fond pasi ky incenerator nuk po i përmbahet objektit të kontratës.

Mbetjet e riciklueshme që duhet të grumbulloheshin diku nuk gjenden dyshohet se janë shitur nën dorë pa fatura dhe paratë nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Bianka Çopaj sqaron se: “Këto mbetje që trajtohen dhe ndahen janë mbetje që hapen ankande për t’u shitur në asnjë prej viteve 2022, as 2023 as 2024 nuk është kryer ankandi. Pyetja qendron ku janë këto mbetjet? Ndërkohë që janë grumbulluar diku këto mbetje, duhet të jenë grumbulluar diku, nuk besoj se janë brenda në incenerator të jenë lënë aty për 3 vite… Del pikërisht që janë shitur privatisht dhe këto pagesa të jenë marrë privatisht dhe këtë e sqaron vetëm Eco Elb dhe në përgjigjen e tyre sqaron se nuk ka pasur ankand dhe as nuk ka asnjë prodhim energji”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb