TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nismës kushtetuese të Partisë Demokratike për vettingun në politikë. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama ka mbështetur për hapin PD-në, ndërsa është shprehur i gatshëm që palët ta diskutojnë sëbashku.

Ai thekson se kjo gjë të ndodhë sa më parë, pasi një drejtësi e pastruar përmes Vetingut, sipas tij nuk do të ketë më as në këtë vend për politikanët e korruptuar.

“More
Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama.

Platforma
Kryetari i PD-së Lulzim Basha shpalli sot 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Risia kryesore e platformës që po diskutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb