BalkanWeb ka siguruar ekskluzivisht pamjet, se si vëzhguesi në një qendër votimi ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së nr.30.
Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas incidentit të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
Një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti. Agresori është identifikuar si Rei Nozlli i cili disa minuta pas incidentit është prangosur nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.
(BalkanWeb)