Bundesliga bie në këmbët e Erling Braut Haland. 19-vjeçari norvegjez nuk po rresht së mahnituri dhe ka hyrë menjëherë në historinë e futbollit gjerman. Me dygolshin e shënuar kundër Këlnit, Haland është lojtari i vetëm që ka arritur të shënojë 5 gola në vetëm 59 minuta të luajtura me fanellën e Borusia Dortmundit që nga debutimi i tij javën e shkuar.

Bir i një lojtari (i ati, Alf-Inge Rasdal ka qenë mbrojtës i Mançester Sitit), bota do ta njihte më 30 maj të vitit të shkuar, kur në Botërorin e 20-vjeçarëve, shënoi 9 gola në fitoren 12-0 kundër Hondurasit.

Nga ai moment, shpërthimi i tij ishte i pandalshëm. Me Salcburgun erdhën gola pa fund, 16 në 14 ndeshje kampionat dhe 8 në 6 ndeshje të Championsit. Në debutimin e tij europian, shënoi tre gola në portën e Genkut, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që realizon diçka të tillë, pas Uejn Runit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb