Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se një automjet që drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës. Për pasojë është plagosur rëndë nëna e drejtueses Violeta Bashimi,e cila ndodhej pasagjere, një mjeke pediatre e njohur në zonë.

Drejtuesja ka marrë lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se rreth orës 13:30 në vëndin e quajtur Ura e Kardhiqit, Gjirokastër, shtetasja E.Ç, 41 vjeçe, banuese në Gjirokastër duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benc”, me targa AA 442 OF, ka humbur kontrollin e mjetit dhe per pasoje ka dale nga rruga.

Në momentin e aksidentit ndodheshin në makine vajzat e saj 7 dhe 9 vjeçare si dhe nëna e saj V.B, 67 vjeçe, te cilat kane pesuar lendime dhe ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb