Pamjet e rënda që shihni vijnë nga aksidenti që ndodhi sot në Vorë, ku një mjet teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të korsisë, përplas një makinë dhe merr para një punonjës të policisë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga kamerat e sigurisë të një biznesi që ndodhet në këtë zonë, ku është regjistruar e gjithë skena e ngjarjes.


Teksa mjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M.B., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë teksa kalonte në korsinë tjetër, ka goditur nga pas një automjet të ndaluar jashtë rruge tip BMË X5, (mjeti ishte pa targa) si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit. Goditja ka qenë aq e madhe, sa polici ka ‘fluturuar’ disa metra në ajër. Por fatmirësisht, polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb