Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka qenë i pranishëm sot në qendrën stërvitore të Spanjës për t’i uruar kombëtares suksesin në Botëror, por jo të gjithë e kanë pritur mirë.

Bëhet fjalë për De Gea-n, i cili disa vite më parë u akuzua nga një vajzë e mitur për abuzim seksual, por që u mohua kategorikisht nga portieri.

Gjithsesi fjalët që qarkullonin ndikuan që kryeministri Sanchez ta cilësoi De Gean si një portier të padenjë për Spanjën.

Ndërkohë sot, zemërimi i portierit për ka dalë në pah. Në përfundim të fjalimit të Sanchez të gjithë të pranishmit filluan të duartrokisnin, por jo De Gea, i cili për më tepër dukej shumë i zymtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: