Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Granadan. Ky rezultat në La Liga nuk i hyn në punë aspak Los Colchoneros, që shohin veten të dalin vetëm me një pikë ndaj një rivali të lehtë në letër dhe tashmë kanë ndjekësit që vijnë nga pas e që mund t’i parakalojnë.

Myrto Uzuni do aktivizohej për miqtë vetëm 30 minutat e fundit, por pa lënë dot ndonjë gjurmë.Rastet më të mira për ekipin e Simeones do e kishin Griezzman në fillimin e pjesës së dytë dhe Cunha në fund.

 

Atletico Madrid është e dyta me 61 pikë, 1 më shumë se Barcelona që ka luksin të jetë 2 ndeshje mangut. Granada është e 18-ta me 30 pikë.

 

(BalkanËeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb