TIRANË- Panik, kaos dhe një të plagosur ka shkaktuar aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Dëshmitarët kanë treguar për “BalkanWeb” momentet e tmerrit kur autobusi pa kontroll lëvizte në trotuar.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, mësohet se urbani ishte i parkuar në stacion pas një tjetër autobusi. Sapo urbani në radhë është larguar, shoferi ka ndezur motorin e autobusit por aty çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit. Autobusi ka marrë superxhiro dhe shoferi për të shmangur një tragjedi e ka kthyer timonin nga trotuari duke u përplasur më murin e disa bizneseve që ndodheshin aty. Një djalë i ri që ndodhej me të atin në trotuar ka mbetur i plagosur.

Por dëshmitarët thonë se nëse nuk do të kishte qenë për manovrimin e shoferit, aksidenti do kishte pasur pasoja fatale. “BalkanWeb” sjell pamje të filmuara pak minuta pas aksidentit në qendër të Kamzës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb