Bayern Munchen ka shkaktuar surprizë këtë javë në Bundesligë, teksa u mund 3-2 në transfertë nga Borussia Moenchegladbah.

Upamecano la bavarezët me një lojtar më pak pas pas vetëm 8 minutash lojë, me ekipin e Nagelsmann që pësuan gol nga Stindl menjëherë, ndërsa në fundin e fraksionit vendosën ekuilibrat me Chuopo Moting.

Në pjesën e dytë, Gladbah vendosi ndeshjen në shinat e duhura me golat e Hoffmann dhe Thuram, sakaq goli i Tel në fund vlen vetëm për statistikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb