Bayern Munich vazhdon të kërkojë një trajner pas largimit të Nico Kovac. Por bavarezët mund të ndryshojnë mëndje dhe t’I besojnë më gjatë Hansi Flick. Shifrat janë të gjitha në krah të teknikut të emergjencës, që njeh vetëm fitore në drejtim të kampionëve Gjermanë.

Bayern jo vetëm që ka kaluar oshilacionet e këtij sezoni, por tashmë është kthyer bindshëm në misionin për të mbrojtur trofeun e Bundesligës. Bavarezët fituan 4-0 në ndeshjen e fundit të luajtur në transfertën e Dusseldorf, duke ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me kryesuesit e Borussia Moenchengladbach.

Bundesliga
Bundesliga

Pas javës së 12-të të kampionatit gjerman, skuadra e drejtuar nga Flick renditet në vendin e tretë, me pikë të barabarta, por me golevarazh më të dobët se Leipzig.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb