Aktualisht kombëtarja e Spanjës po vazhdon pregatitjet për dy takimet e rradhës, atë kundër Izraelit të premten në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe kundër Francës të martën në një miqësore luksi.

Në stërvitjen e sotme, dy futbollistë, Davide De Gea dhe Cezar Azpilicueta janë bërë protagonistë.

Numri 1 i portës së Manchester United dhe kombëtares spanjolle De Gea, vitet e fundit ka dhuruar paraqitje impresionuese duke e vondusur kandidaturën për portierin më të mirë në botë.

Shpeshherë me të në portë kuadrati duket më i vogël, por kështu nuk mendon patrioti i tij i kombëtares, mbrojtësi i krahut të Chelsea, Cezar Azpilicueta. 27 vjeçari në stërvitjen e sotme të drejtuar nga Julien Lopetegui i ka ‘fshirë merimangat’ portës së De Geas.

Një goditje e menjëhershme që ka lënë të palëvizur gardian e ‘djajve të kuq’.

Përtej golit të mrekullueshëm, aftësitë e portierit të “La Rohas” nuk diskutohen, jo më kot pritet që në merkaton e verës Real Madrid t’i vendosë në pjatë Manchester United një shifër prej 80 mln eurosh për të siguruar shërbimet e portierit të talentuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb