Një radhë e gjatë kamionësh është krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga dogana, ku shihen kamionët në radhë.

Ndërsa siç raporton gazetarja Metaj, shkak i radhëve në Kakavijë është bërë një defekt në skaner, i cili vijon prej ditës së djeshme, ndërsa është hera e dytë që pëson defekt brenda muajit.

Kjo ka bërë që kamionë të shumtë të presin në doganë për të kaluar kufirin drejt vendit fqinj, për shkak edhe të kufizimeve të vendosura nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb