LALËZ

Një delfin i ngordhur ka dalë në brigjet e Gjirit të Lalzit pasditen e sotme. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se delfini dyshohet të jetë goditur nga mjete ujore.

Nga pamjet e siguruara duket se delfini ka një plagë në pjesën e djathtë që duket se i ka shkaktuar dhe vdekjen.

Ndërkohë ky është një fenomen i rrallë që delfinët afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare sidomos në mot të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb