Verona tremb Milan, por vetëm kaq, nuk arrin ti marrë qoftë dhe një pikë, duke bërë që “djalli” tashmë të jetë vetëm dy hapa larg titullit kampion, i mjaftojnë 4 pikë nga 6 të mundshme, për të kurorëzuar me trofe këtë sezon fantastik dhe jashtë parashikimeve. Për Piolin dhe të besuarit e tij titulli tani kalon nga Atalanta dhe Sassuolo.

Faraoni kaloi vendasit në avantazh në minutën e 38-të por në limitet e pjesës së parë, Sandro Tonali shtyu në rrjetë një asisit të Leao. E njëjta skemë edhe me fillimin e pjesës së dytë, Leao kalon këdo që i del përpara, shërben sërish në qendër për Tonalin që me portën e boshatisur e kishtë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Për të hipotekuar këtë trepikësh me aromë titulli mendoi Florenzi në minutën e 86-të që me një predhë nga brenda zonës stampoi topin në rrjetë:

Jam shumë i dashuruar me djemtë e mijë. Jam shumë i vetëdijshëm për atë që po japin në fushë, por rrugëtimin që kemi bërë. Duhet të vazhdojmë kështu, janë ende 6 pikë në dispozicion. Leao dhe Tonali? Janë të rijnë, por të fortë. Kam gjetur dy djem të ndryshëm në këtë fund sezoni, theksoi ndër të tjera Pioli në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb