Një grup prej 30 fëmijësh sulmuan dy oficerë policie kur ata u bashkuan të shihnin një zënkë mes dy vajzave pas shkolle. Incidenti shokues dhe i dhunshëm u kap nga kamera telefoni dhe tregon të rinjtë, shumica e të cilëve me uniformë shkolle, që sulmojnë policët.

Të gjithë nxënësit u bashkun në ambjentet e jashtme të një shkolle në jug të Londrës, për të parë rrahjen masive, video e cila më pas u shpërnda gjithandej.
Të dy policët – një femër e një mashkull – dolën me lëndime të lehta pasi u grushtuan dhe shkelmuan nga turma.

Një 15-vjeçar u arrestua pasi ishte ai që mendoi se i shkaktoi plagët më të rënda oficerit të policisë, i cili më pas u shtrua në spital.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: