VLORE- Publikohen të tjera pamje nga atentati me C4 që iu bë sot 25-vjeçarit Ines Hajrulla që udhëtonte me një makinë tip “Jeep” me targa AA 298 SL në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.

Në video Ines Hajrulla ndodhet i shtrirë në krah të makinës së tij Jeep, dhe kërkon ndihmë. Dy këmbët i ka pothuajse të gjymtuara ashtu siç deklaruan për BalkanWeb dëshmitarët okularë.
1
Kur e nxorën nga makina, këmbët pothuajse nuk i dukeshin, ishin bërë copa-copa”,than♪7 ata.

Duke qënë se binte shi, pellgjet e ujit të krijuara në rrugë kanë marrë ngjyrën e kuqe të gjakut të tij.

I riu shihet teksa lëviz pjesën e sipërme të trupit, por jo këmbët. Ai kthen kokën nga turma e njerëzve dhe kërkon ndihmë.

CFARË DËGJOHET NË VIDEO
Qytetarët: Sa gjynah, sa gjynah *njerëz që vijnë vërdallë të plagosurit(

Inesi: O vllai hajde ndonjëri, më çoni në spital

Qytetarët:
Ja, ja, tani do vijë ambulanca

Sakaq gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 25-vjeçari pasi u transportua në spital ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa ka humbur njërën nga këmbët.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb