Everton mundi 3-0 të premten Dinamon Kyiv, në një sfidë miqësore. Në Goodison Park u vu re një episod mjaft i bukur, që mori duartrokitjet e të gjithëve.

Një tifoz i quajtur Paul Stratton kishte ndihmuar mjaft ukrainas që të largoheshin nga vendi i tyre pas pushtimit rus. Për këtë arsye, Stratton u thirr që të zbriste në fushë për të ekzekutuar një penallti në favor të vendasve të Evertonin. Siç shihet në video, portieri Neshcheret nuk lëviz fare, duke lënë topin që të shkojë në rrjetë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: