SHKODËR- Qindra shqiptarë emigrantë kthehen në vendlindje për festat e fundvitit dhe kësaj radhe fluksi nuk është vetëm në pikat kufitare me Greqinë por edhe me Malin e Zi.

Gazetari Armir Mehaj raporton për “Balkanweb” se në pikën kufitare të Muriqanit ka një fluks të shtuar të shqiptarëve që kthehen në atdhe por për shkak se pala malazeze punon vetëm me një sportel, në doganë janë krijuar radhë të gjata.

Trafiku i makinave shkon në rreth 1 kilometër, ndërkohë që në mjete ka dhe shumë fëmijë. Qytetarët bëjnë apel për zgjidhjen e situatës pasi temperaturat e ulëta dhe orët e natës e vështirësojnë qëndrimin e tyre në doganë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb