Interi është rikthyer në finalen e Champions League, pas shumë vitesh mungesë. Kilometrat janë pothuajse zero për tifozët zikaltër nga Shqipëria, të cilët kanë vendosur që të udhëtojnë nga vendi jonë drejt Stambollit për të parë nga afër takimin ndaj Manchester Cityt.

Organizim për sfidën ka patur si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova. Nuk dihet shifra e saktë e atyre që do shijojnë “betejën” nga Stadiumi “Ataturk”, por flitet për një numër rreth 200 tifozësh. Interi është një nga skuadrat e mëdha që ka më së shumti mbështetës në vendin tonë. Nëse do festojnë apo jo, na duhet të presim…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb