Lojtarët e kombëtares së Argjentinës festuan me të afërmit e tyre në një klub nate.

Por vëmendjen padyshim e morën ylli argjentinas Lionel Mesi dhe Antonela Rokuzo me kërcimin e tyre latin në qendër të pistës.

Kërcimi i tyre u filmua nga mbrojtësi argjentinas Nikolas Otamendit dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Siç dihet atmosfera te përfaqësuesja Albiceleste është mjaft e mirë, pasi skuadra fitoi Botërorin e Katarit para disa muajsh. Synimi është ruajtja e boshtit të ekipit, për të patur më pas objektiv të tjerë trofe të rëndësishëm të futbollit botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: