Ashtu siç ishte parashikuar Grupi G në Ligën e Kampioneve vijon të jetë në ekuilibër të plotë edhe pas xhiros së tretë të sfidave në këtë fazë të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Lepzig ka një epërsi të vogël ndaj rivalëve të tjerë pas fitores së fundit 2-1 kundër Zenit St.Petersburg.

Por deri te festa, formacioni gjerman duhet të përmbsyte epërsinë e rusëve në pjesën e parë të sigluar nga Rakitsky në minutën e 25-të. Pas fushimit, vendasit reagun fort duke barazuar shumë shpejt me Laimer. Në minutën e 59-të, Sabitzer shënoi golin e fitores për Leipzig që kryeson me gjashtë pikë. Për ta bërë më të fortë garën në Grupin G mendoi Benfica.

Portugezët mundën 2-1 Olypique Lyon për në mbajtur gjallë shpresat e tyre në Champions. Silva kaloi shpejt vendasit në epërsi, por goli i Depay në minutën e 70-të rrezikoi t’iu prishte mbrëmjen. Gjithsesi, vetëm katër minuta nga fundi Pizzi vulosi suksesin e Benfica që kthen shanset e saj për kualifikim.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb