Ukraina ia ka dalë të kualifikohet për në Europian. Ekipi i drejtuar nga Rebrov triumfoi 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e mbajtur në Tarczynski Arena (Wrocław). Islandezët surprizuan në minutëm e 30-të, duke zhbllokuar takimin me anë të Gudmundsson. Yaremchuk vendosi ekuilibrat, por goli i fundit të pjesës së parë u konsiderua Offside. Ukraina dërgoi shifrat në 1-1 me Tsygankov dhe përmbysi llogaritë në të 84-tën me Mudryk.

Uellsi dhe Polonia diskutuan në shtesë një biletë për në Europian. Polakët ia dolën të marrin një bilete, mes shumë vuajtjesh. 90 minutat e rregullta në  Cardiff City Stadium (Cardiff) u mbyllën 0-0, mes emocioneve dhe spektaklit të tifozëve në tribuna. Pas shtesave, Lewandowski me shokë u treguan më të saktë nga 11-metërshat, duke marrë kështu një kualifikim të merituar.

(VIDEO)

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: