Manchester United është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA CU, pasi eliminuan Liverpool në Old Trafford (Manchester). Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa pas 120 minutash lojë, sfida u mbyll 4-3.

Vendasit nga Manchesteri e nisën ndeshjen “zjarr” duke realizuan me McTominay në minutën e 10-të, por rezultati u përmbys që në pjesë të parë. Ekipi i Klopp shtoi ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe barazoi në fundin e fraksionit të parë me një goditje të bukur të Mac Allister, e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Onana. Në të 45-tën, Liverpool rikuperoi topin dhe me anë të Salah dërgoi shifrat në 1-2.

Në fundin e ndeshjes, atëherë kur mysafirët po shkonin drejt një kualifikimi, Antony riktheu shpresën te “Djajtë e kuq”. Në “frymën e fundit”, Marcus Rashford i vetëm përballë portierit zgjodhi të bëjë më të vështirën, duke dërguar topin jashtë.

Në shtesë, Elliott, i ndihmuar edhe nga devijim “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga distanca. United nuk u dorëzua dhe në të 111-tën bëri gjithçka mirë me Rashford. Në minutën e 120-të, Diallo ndëshkoi Liverpoolin, për t’i dhënë kualifikimin e madh United.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: