Manchester United mund të jetë një nga skuadrat që do ndërrojë trajner në verë. Ten Hag ende nuk ka thënë fjalë ne fundit, por sipas asaj që shkruajnë mediat, disa yje të “Djajve të Kuq” kanë vënë re një ndryshim në qëndrim nga ana e teknikut  holandez dhe mendojnë se ai  vendosur të largohet në fund të sezonit, pavarësisht deklaratave të tij.

Tabloidi The Sun raporton se tashmë klubi ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit. Jim Ratcliffe ka takuar Graham Potter, ish-teknikun e Chelsea, për  të folur kështu për një marrëveshje të mundshme në verë mes palëve. Gjithsesi, është ende herët për të folur për detaje, pasi janë thjeshtë kontaktet e para. Sa i takon shifrave të Ten Hag në stolin e skuadrës nga Manchesteri, në Premier League, ai ka drejtuar ekipin në 31 ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: