Tifozët e Arsenalit kanë nisur një fushatë kundër Granit Xhakës. Mbështetësit e skuadrës londineze kërkojnë që mesfushorit me origjinë shqiptare t’i hiqet shiriti i kapitenit pas sjelljes së futbollistit në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes së fundit kundër Crystal Palace të mbyllur në barazim 2-2.

Xhaka nuk i priti mirë kritikat dhe sharjet që vinin nga tribunat, duke reaguar ashpër. Në fillim ai nxiti tifozët të ngrenë më shumë zërin, ndërsa kamerat e kapën gjithashtu duke sharë.

Sapo u zëvendësua, mesfushori iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes dhe në mënyrë demonstrative hoqi fanelën e Arsenalit. Të gjitha këto e kanë vendosur në shënjestër të tifozëve që kërkojnë që ai të dorëzojë shiritin e kapitenit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb