Ka mbërritur sot në gjykatë për masë sigurie 44 vjeçari, Olsi Çekiçi, i njohur ndryshe si “Lorja”, personi që tronditi mbarë opinionin publik ditë më parë, kur pas një sherri në familje i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi.

Pasi mori në shqyrtim provat, gjykata vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg’.

Kujtojmë se gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Krimi tronditës ka ndodhur në sy të vajzes 15 vjeçe.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sullmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika. Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb