Futbollisti i Atletico Miniero, Hulk rrezikon 12 ndeshje pezullim. Braziliani e ekzagjëroi në ndeshjen e kampionatit të këtij vendi gjatë një dueli me lojtarin e Coritibias, duke e goditur atë në mes të këmbëve.

Si për çudi, ndëshkimi i arbitrit ishte thjeshtë një karton i verdhë, por asgjë nuk përfundon këtu, pasi drejtësia sportive do marrë një vendim me 18 maj në Rio Di Janiero. Me shumë mundësi, dënimi për Hulk do jetë i rëndë.

 

(BalkanWeb)
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb