Europa League zbriti në fushë këtë pasdite, duke dhuruar emocione të mëdha. Milan është kualifikuar për në fazën tjetër të kompeticionit. Pas suksesit të pastër 3-0 ndaj Rennes në Milano, në Francë mjaftoi humbja 3-2 për të prerë biletën. Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të, me anë të francezit Benjamin Bourigeaud, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, kuqezinjtë reaguan shpejt dhe vendosën ekuilibrat me Jovic, pas një asisti të Theo Hernandez.

Rennes e filloi mirë pjesën e dytë, teksa pretendoi penallti, pas një rrëzimi në zonë. I  vetëm përballë portierit në të 48-tën, Leao gaboi, duke shpërdoruar një rast të artë. Trajneri i skuadrës nga Milano, Pioli i kishte dhënë freskinë e duhur skuadrës, duke bërë një rotacion të kuptueshëm në formacion.  Simone Kjaer shkaktoi penallti në minutën e 53-të, 11-metërsh që u ekzekutua me mjeshtëri nga  Bourigeaud.

Me rezultatin 2-1 në favor të Rennes, sfida dhuroi spektakël, me skuadrat që bënë një lojë mjaft të hapur.  Nuk vonoi shumë goli i barazimit, finalizim perfekt i një kundërsulmi nga Leao. Të besuarit e Julien Stephan rikthyen epërsinë të 67-tën me penallti, sërish me Bourigeaud. Pavarësisht entuziazmit të shtuar, Rennes nuk ia doli dot të kompletojë misionin e (pa)mundur, duke mbyllur kështu këtu rrugëtimin në këtë kompeticion. Vazhdon tutje Milan, një nga skuadrat pretendente të kompeticionit.

Në ndeshjet e tjera, Benfica barazoi pa gola ndaj Toulouse, por triumfi 1-2 i portugezëve në aktin e parë gëzon Di Marian me shokë.

Conference League, zhgënjen Betis. Spanjollët humbën 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërsa sonte barazimi 1-1 kualifikoi kroatët.

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: