Lojtari shqiptar, Dejvi Bregu ka gjetur golin e parë me skuadrën e re në Turqi, Umraniespor. Ai ka kaluar në avantazh ekipin e tij nga pika e bardhë e penalltisë. Bregut iu besua topi dhe në minutën e 59′ nuk zhgënjeu duke shënuar gol.

27-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Turqi. Kujtojmë që ai ka veshur fanellën e Boluspor për dy sezone me radhë. Më parë, Bregu ka kontribuar për Teutën dhe Skënderbeun.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: