Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Dishnicë në Korçë.

Mësohet së viktimë ka mbetur Kostika Nunka rreth 60 vjec, i cili ka qënë duke udhëtuar me një mjet bujqësor të ngarkuar me pleh me shtetasin Azbi Shkëmbi.

Në momentin e aksidentit viktima ka qënë në rimorkion e zetorit ndërsa duket se nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë në rrugë ku edhe ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Viktima ka marrë plagë në kokë ç’ka ka shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga ku do të zbardhë më tepër këtë ngjarje.

Nga ana tjetër trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: