TIRANE

“Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga dhe më pas dëgjova breshëri armësh”. Kështu deklaron një prej dëshmitareve okulare të ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe u plagos i dashur i saj Erion Bengo, 23 vjeç.

Atentati ndodhi rreth orës 18: 17 minuta në Laprakë. Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e një gruaje që kishte një biznes aty pranë.

“Ishte ora 18.15 ose 18.30. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja. Ndërkohë Bengo, ndonëse i palgosur, është nisur me makinën e tij drejt spitalit, por e dashura e tij nuk mundi t’ia dilte, duke ndërruar jetë pak çaste më vonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb