Ish-kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, e ka bërë më në fund “sefte” me fanellën e UTA Arad në elitën e futbollit rumun. Futbollisti pogradecar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, në duelin nga Miovenit të Blerim Krasniqit.

Pas një harkimi nga e djathta në minutën e 52-të, Hoxhallari iu shkëput mjaft bukur mbulimit të kundërshtarëve, duke goditur saktë me kokë, teksa shënoi golin e dytë për UTA Arad.

Si Hoxhallari ashtu dhe Batha aktivizohen titullarë te skuadra rumune, duke qenë protagonistë me paraqitjet e tyra në fushë. Kjo ishte ndeshja e 13-të për mbrojtësin shqiptar, i cili gjeti më në fund rrjetën, teksa shpreson që mos ndalet duke u shndërruar në një lojtar kyç te kjo skuadër.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: